E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shkodrës sulmohet përsëri nga bandat kriminale
Lajme

Policia e Shkodrës sulmohet përsëri nga bandat kriminale

Një tjetër akt kriminal ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku bandat e krimit të organizuar duket se kanë shënjestruar sërish uniformat e shtetit. Kësaj here, persona të paidentifikuar kanë djegur dy makina në lagjen “Kongresi i Përmetit,” duke shkrumbuar plotësisht mjetet.

Sipas burimeve tona, shënjestra e këtij sulmi ka qenë Ergys Lohja, agjent krimesh në Komisariatin e Shkodrës. Mjetet e djegura, një “Benz ML” dhe një “Kiron SsangYong,” ishin në pronësi të vjehrrit të Lohjes, Sabaudin Hoxha, dhe ishin parkuar pranë banesës së tij. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës, dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, flakët përfshinë automjetet duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa lëndime fizike.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse sulmi ka pasur si objektiv direkt agjentin Lohja. Ngjarja ka krijuar shqetësim të thellë mes efektivëve të Shkodrës, të cilët po përballen gjithnjë e më shpesh me akte të tilla kriminale.

Policët e qytetit i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, të ndërmarrin masa urgjente për të garantuar sigurinë e tyre dhe të qytetarëve. Kjo ngjarje është vetëm një ndër shumë të tjera të ngjashme, ku brenda pak muajsh uniformat blu janë paralajmëruar nga bandat me shpërthime tritoli dhe djegie makinash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.