Policia greke arreston Eduart Danaj që vrau me thikë ish-gruan
Policia greke ka arrestuar ish-bashkëshortin e 40-vjeçares që u gjet e vrarë në Menidi mengjesin e së enjtes, më 16 maj.
Njëkohësisht, një video dokument që doli në dritë regjistron ngjarjet pak minuta pas vrasjes së 40-vjeçares në Menidi. Gruaja fatkeqe shihet e shtrirë në tokë pasi është goditur me thikë në bark.
Gruaja është pikasur nga fqinjët rreth orës 6 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Rastin e ka marrë Departamenti i Vrasjeve.
Mediat greke njoftojnë se autori i dyshuar është arrestuar në zonën e Filit.
Sipas informacioneve, viktima kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, i cili është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe bëhej i dhunshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



