E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ishte në dijeni të aktivitetit, ndjek makinën e 41 vjeçarit dhe i vë prangat.
Publik News

Policia ishte në dijeni të aktivitetit, ndjek makinën e 41 vjeçarit dhe i vë prangat.

Ne vijim te punes për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, policia ne Kurbin ka vene ne pranga nje 41 vjecar. 

Ai u kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit, vihet në pranga 41-vjeçari.

 

Procedohet penalisht edhe kryeinspektori i IMT Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

NJOFTIMI 

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte (rërë) të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues shtetasin B. M.

Në momentin e ndalimit, ky shtetas i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 41 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për shtetasin J. M., 41 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë kryeinspektor në IMT Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.