E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia ndalon spaçatorin në Tiranë, kapet në makinë me doza kokaine
Lajme

Policia ndalon spaçatorin në Tiranë, kapet në makinë me doza kokaine

Një 24 vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë në Tiranë, pranë rrugës së “Dibrës” nën akuzën e trafikut të kokainës.

I riu është ndaluar nga patrulla teksa në makinën e tij janë gjetur dy doza kokainë. Më pas me kontrollin e kryer në shtëpinë e tij janë gjetur edhe disa municione armësh.

NJOFTIMI:

Më datë 06.01.2018, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K.  vjeç 24, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, në rrugën e “Dibrës”, pranë Medresesë, gjatë kontrollit të mjetit tip “Honda” Iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, ju gjetën e bllokuan 5 fishekë luftarak model 56 dhe 3 predha fishekësh luftarak model 56.

Nenet 283/1 e 278 të Kodit Penal

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.