E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia nis shoqërimet, aktivisti Arben Kola tërhiqet zvarrë
Lajme

Policia nis shoqërimet, aktivisti Arben Kola tërhiqet zvarrë

Situata në protestën e zhvilluar para Kuvendit është përshkallëzuar më tej, pasi policia ka ndërhyrë duke shoqëruar një nga organizatorët kryesorë të tubimit, Arben Kolën. Ngjarja ka ndodhur në mes të protestës, duke rritur tensionin mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Sipas dëshmitarëve në terren, Kola është ndaluar me forcë nga uniformat blu dhe është tërhequr zvarrë drejt një automjeti policie, ku më pas është shoqëruar.

Ky moment ka shkaktuar reagime të forta nga protestuesit e pranishëm, të cilët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë nisur edhe shoqërimet e para të protestuesve dhe aktivistëve që tentuan të çajnë me forcë perimetrin e sigurisë për t’u afruar pranë godinës së Parlamentit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, protestuesit nuk kanë arritur të thyejnë bllokadën e ngritur nga policia.

Gjatë përplasjes, turma ka reaguar duke hedhur vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme, me prani të shtuar të forcave të sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.