E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia serbe  arreston në kufi ish-ushtarin e UÇK-së
Lajme

Policia serbe arreston në kufi ish-ushtarin e UÇK-së

Serbia vijon të nxisë tensione në raportet me Kosovën. Mediat e Prishtinës raportojnë se autoritetet serbe kanë arrestuar në pikën kufitare të Merdarës, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj. Ai është arrestuar nga policia serbe rreth orës 09:00 të mëngjesit, teksa po udhëtonte me vëllanë e tij drejt Italisë.

Ka qenë avokati Xhevdet Smakiç, i cili tha se është autorizuar nga familja Dakaj që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre, teksa shtoi se ata janë nën frikë dhe ankth pasi ish-ushtarin e UÇK-së e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli “dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike apo edhe më keq”.

“Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës, Hasan Dakaj, i arrestuar sot në mëngjes në Merdarë nga polica serbë vetëm pse ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së.

Si avokat i familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës, pa diskriminimin”, shkroi Smakiç.

Më tej ai i bëri thirrje Serbisë që ta ndalë persekutimin e shtetasve të Kosovës, duke thënë se Serbia po e shkel lirinë e lëvizjes së lirë, me fokus të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.