E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia shqiptare do té mbrojë kufirin Meksikë-SHBA
Publik News

Policia shqiptare do té mbrojë kufirin Meksikë-SHBA

Policia e pakonkurueshme:

PER:
1-Të zbuluar klandestinët e vendeve të treta dhe transportuesit e tyre.
2-Sallonet e masazhit për prostitucion.
3-Personat që kryejne punime pa leje në shtëpi.
4-Torturuesit dhe vrasësit e kafshëve.
5-Shezlonget dhe çadrat pa leje në plazh.
6-Parkimet e parregullta brenda lagjes.
POR
1. Për personat në kerkim,
për vrasësit me pagesë,
2. Për trafikun e drogës,
3. Për riciklimin e narkoparave,
4. Për trafikun e armëve dhe eksplozivëve,
5. Për krimin kibernetik
6. Për korrupsionin, por edhe për përshirjen e jo pak uniformave blu në krimin e organizuar, flasim…shekullin e ardhshëm!

Dhe çfarë të mbetet në mendje këto ditë? Deklarata e ministrit të Brendshëm: 4 vjet burg për shqiptarët që kalojnë ilegalisht kufirin Francë- Angli, Hollandë- Angli, Belgjikë- Angli.
Kush hyn e del ilegalisht në kufirin tonë, sipas kodit penal dënohet me gjobë deri në dy vjet burg!
Mesa duket kufiri i Britanisë së Madhe është dy herë më i rëndësishëm se kufiri shqiptar.
Por është koha për të menduar edhe për kufijtë e tjerë përveç kufijve të Anglisë. Meqë shtatori është në prag disa
propozime ligjore:
-Kalimi i paligjshëm i kufirit Shqipëri-Kosove, 3 vjet burg dhe sekuestrim automjeti dhe kali.
-Hyrja ilegale në hapësirën Shengen: 3 vjet e gjysëm burg. Sekuestrim i automjetit, tragetit ose avionit me të cilin ke udhëtuar.
-Kalim i paligjshëm i kufirit Meksikë-SHBA, 10 vjet burg. Heqje e të drejtës për të zgjedhur dhe pery t’u zgjedhur pery 101 vjet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.