E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pompeo kritikon  OBSH-në: Mund të mos japim më kurrë dollarë të amerikanëve për ju
Publik News

Pompeo kritikon OBSH-në: Mund të mos japim më kurrë dollarë të amerikanëve për ju

Pompeo kërcënon OBSH-në: Mund të mos japim më kurrë dollarë të amerikanëve për ju

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, ka akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se duhet të mbajë ‘përgjegjësi’ për dështimet në gjurmimin e koronavirusit.

Deklaratat e Pompeos në Fox News, vijnë pas sulmeve të vetë presidentit Donald Trump ndaj organizatës.

Pompeo gjithashtu tha se SHBA-të mund të mos kthehen kurrë në financues të OBSH-së.

‘Mund të jetë rasti që Shtetet e Bashkuara të mos kthehen më kurrë pas duke dhënë dollarë të taksapaguesve amerikanë për OBSH-në”, tha Pompeo për Ingraham.

Komentet e Pompeo vijnë pasi Trump njoftoi ndalimin e fondeve në fillim të këtij muaji, duke thënë: ‘Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, ne kemi shqetësime të thella nëse bujaria e Amerikës është vënë në përdorimin më të mirë të mundshëm.’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.