E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Poshtë mafia”! Mijëra persona protestojnë kundër Qeverisë në Moldavi
Bota

“Poshtë mafia”! Mijëra persona protestojnë kundër Qeverisë në Moldavi

Mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin moldav, Kishiniev për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Demokratike.

Protesta e sotme është në serinë e disa protestave të organizuara kundër Qeverisë, që janë mbështetur nga diaspora rumune dhe moldave.

Protestuesit janë të zemëruar me politikat e Qeverisë që udhëhiqet nga partia Demokratike, në krye të së cilës është miliarderi kundërthënës, Vladimir Plahotniuc.

Duke valëvitur flamurin e Moldavisë dhe të Bashkimit Evropian, protestuesit kanë brohoritu slogane të ndryshme si “Poshtë mafia” dhe “Dërgojeni në burg Plahotniucun”.

Kjo protestë është organizuar nga partia për Veprime pro-evropiane dhe Solidaritet, Platforma për Dinjitet dhe të Vërtetën si dhe nga Partia Liberal-Demokrate. /REL/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.