E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Postimi interesant i Barcelonës për heroin, Ter Stegen
Sport

Postimi interesant i Barcelonës për heroin, Ter Stegen

Barcelona nuk mori më shumë se një pikë në San Mames ndaj Athletic Bilbaos, madje nëse katalunasit nuk dolën të humbur nga kjo sfidë duhet të falënderojnë portierin Ter Stegen, që me disa pritje vendimtare nuk lejoi topin të përfundojë në rrjet.

Barça, e lodhur edhe nga ndeshja në Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit, zhvilloi një ndeshje nën nivelin e zakonshëm e duhet të jenë të kënaqur me këtë rezultat, që në njëfarë mënyrë ndez garën në La Liga, pasi Reali tashmë është vetëm 6 pikë mbrapa.

Barcelona ka mundur të humbiste lehtë fare, sikur mos të ekzistonte portieri gjerman në portën e saj.

Numri një i katalonasve pati disa pritje të mrekullueshme ndaj një Bilbao të rrezikshme, duke ua mohuar golin dhe njëkohësisht humbjen skuadrës së tij.

Për shkak të paraqitjes fantastike mbrëmë në San Mames, Barça gjatë ditës ka postuar një foto të Ter Stegen në “Twitter” duke e cilësuar 26-vjeçarin si një mur.

Postimi interesant i Barcelonës për heroin, Ter Stegen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.