Qeveria bën zullumin, zhduk provat e dëshmitarët dhe pastaj thotë: “nuk është ashtu si duket”!
Ylli Manjani
Qeveria thotë: “Takimi ndërmjet Agronit dhe Babales nuk ka ndodhur dhe se opozita sajon”. Por nuk spjegon dot përse e larguan personazhin kryesor për gjithë natën?!
Opozita thotë: “ Takimi ka ndodhur duke faktuar në publik me dekarimet e personave pjesmarrës”.
Opinioni ftohet të zgjedhë kë të besojë.
Ndërkohë Prokuroria nuk ka çtë bëjë për sa kohë që prova origjinale, pra Agroni nuk gjendet në Shqipëri! As balladaqim e as ekspertim nuk bën dot, ligjërisht!
Pra si gjithmonë, qeveria bën zullumin, zhduk provat e dëshmitarët dhe pastaj thotë: “nuk është ashtu si duket”!
Kështu vepron çdo kriminel që përpiqet të fshehë gjurmët e krimit…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



