PREMIOT E LOJTARËVE francezë
Ishte Botërori më i shtrenjtë i historisë dhe më i pasuri gjithashtu. FIFA shpërndau 791 milionë dollarë premio për skuadrat nga 576 milionë nga sa ishte 4 vite më parë në Brazil. Franca, kampionia e botës fitoi 38 milionë dollarë, ndërsa Kroacisë do t’i shkojnë në arka 10 milionë më pak. Belgjika, fituesja e vendit të tretë, përfitoi 24 milionë dollarë.

PREMIOT E LOJTARËVE – Kampionët e Botës do të shpërblehen nga federata franceze me shifra të çmendura. 300 mijë euro fitoi çdo lojtar i Deshampit për triumfin në “Luzhniki”. Ata kanë fituar 150 mijë euro për kualifikimin në gjysmëfinale dhe 250 mijë për kalimin në finale.

KROACIA – Shumë më modeste janë shifrat e përfituara nga Kroacia. Qeveria ka vendosur një shpërblim prej 70 mijë kuna (afro 9 mijë e 500 euro) çdo lojtar të kombëtares dhe me 8 mijë euro trajnerin Zlatko Daliç, ndërkohë që 12 mijë euro të tjera do të ndahen për stafin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



