E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca i përgjigjet Bashës: Krizat i ke shpikur vetë, kur të vish në zyrë…
Politikë

Presidenca i përgjigjet Bashës: Krizat i ke shpikur vetë, kur të vish në zyrë…

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas deklaratës së bërë prej tij në një intervistat e dhënë në dy televizionet informative. Blushi shkruan se ndihet i keqardhur që Basha vazhdon të përfshijë presidentin në krizat që ai shpik pa u lodhur.

Ai citon katër pika të cilat i cilëson si katërkëndëshi i përgjegjësive të tij madhore, duke nisur nga bojkoti i reformës territoriale, reformës në drejtësi, djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor. Blushi shprehet se Meta e pret Bashën në presidencë për çdo sqarim që ka  nevojë ndërsa me ironi shton se kur ky takim të ndodhë Basha ta pranojë përfundimisht 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.

Reagimi i plotë

Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur.
Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:
1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
3. Djegia e mandateve të deputetëve;
4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor; që sollën kapjen totale të shtetit.

Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.
Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.

Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!
Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.