E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca i përgjigjet Shahinit:Mbani përgjegjësi për reformën
Politikë

Presidenca i përgjigjet Shahinit:Mbani përgjegjësi për reformën

Presidenca ka reaguar pas  deklaratave  të ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila e konsideroi mos shkarkimin e Rektorit Mynyr Koni, si të pakonceptueshëm dhe në dëm të interesit publik.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca sqaron se dekreti për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të UT, ishte i mbështetur në argumenta ligjorë, ndërsa i kërkohet ministres që të mbajë përgjegjësi për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë.

 

 

presidenca-c1200x600

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.