E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca letër Kuvendit
Politikë

Presidenca letër Kuvendit

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kthen përgjigje kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

Në letrën në fjalë, presidenti shprehet se anullimi i zgjedhjeve më 30 qershor është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe se, tani ka fuqi ligjzbatuese pas botimit në Fletoren Zyrtare. Gjithashtu, në letër theksohet se ai është i detyrueshëm për tu zbatuar nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Kuvendin.

Sipas kreut të shtetit,Procesi nga KQZ i rremë dhe i verbër.

“Ky dekret është botuar në fletoren zyrtare e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë përfshi këtu edhe Kuvendin. “ thuhet në shkresën që kreu i shtetit  i dërgon kreut të komisionit të ligjeve, përmes sekretares së përgjithshmë të institucionit, Ornela Zonja.

Lidhur me nismën e ndërmarrë në Kuvend nga PS, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Meta vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht e politikisht.

Në vijim të shkresës Presidenti i Republikës garanton Kuvendin se është në detyrë  dhe i gatshëm që me përgjegjësi të plotë të ndërmarrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.