Presidenti amerikan Trump fiton në Florida
Trump ka fituar tashmë në Ohajo dhe Ajoa, ndërsa Biden ka fituar në Minesota dhe Nju Hempshajr, dy shtete me pak vota elektorale po që presidenti kishte shpresuar se do t’i fitonte, raporton AP.
Me 29 votat elektorale, Florida, ishte konsideruar nga Trump si shtet që patjetër duhej fituar.
Më 2016, ai kishte fituar në Florida edhe ndaj ish-kandidates demokrate, Hillary Clinton për më pak se 1 për qind, sipas të dhënave të AFP-së.
Ky shtet federal i SHBA-së është i famshëm për përcaktimin e rezultatit të përgjithshëm zgjedhor, ndoshta me rastin më të famshëm ne vitin 2000, ndërmjet republikanit George W.Bush dhe demokratit Al Gore.
Votuesit e Floridas kanë zgjedhur fituesin në 18 prej 20 garave të fundit zgjedhore.
Teksa numëroi votat që ka marrë deri tani, Trump u shpreh i bindur se ai i ka siguruar votat e fitores.
“Ne i kemi fituar këto zgjedhje. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë dhe ne duam që votat të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në gjykatën e lartë. Ne nuk duam vota të hedhura në orën 4 të mëngjesit. Ky është një moment i trishtueshëm, ne do ta fitojmë dhe mesa shoh i kemi fituar. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që kanë fituar me ne. Ne do ta mbrojmë votën”, tha Trump.
Ndërsa nënpresidenti Mike Pence tha se “Jemi në rrugën drejt fitores dhe dot bëjmë Amerikën të madhe sërish”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



