E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti grek Shqipërisë: Me çamët po rrezikoni BE-në
Lajme

Presidenti grek Shqipërisë: Me çamët po rrezikoni BE-në

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos nuk ndalet me deklarata e tij antishqiptare. Pas deklaratës së pak ditëve më parë, sot ai ka ardhur me një tjetër kundër Shqipërisë dhe çështjes çame.

‘Shqipëria po bën një gabim duke rrezikuar të ardhmen në BE’, është shprehu Pavlopoulos duke iu referuar çështjes çame.

Sipas tij, ‘Shqipëria nuk duhet të mbështes bashkëpunëtorët të nazistëve’.

Gjatë një takimi me homologun gjeorgjian, Pavlopulos ka thënë se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e pakicave në respektim të parimeve ndërkombëtare.

Pavlopulos ka thënë se të gjithë ata që mbështesin çështjen çame nuk favorizojnë miqësinë mes dy shteteve.

‘Udhëheqësit mbështesin bashkëpunëtorët e vjetër të nazistëve. Shqipëria është një vend mik. Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e pakicave. Respektimi në përputhje me të drejtat europiane.

Shqipëria duhet të respektojë të drejtat pronësore të minoritetit.  Ata që mbështesin çështjen Çame nuk favorizojnë miqësinë. Ne e mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë. Dëshira për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe mbështetja e të drejtave joekzistuese të bashkëpunëtoreve të nazizmit “nuk duket të tregojë një perspektivë serioze evropiane. Kur ka një pozicion tjetër, Greqia është këtu” për të ndihmuar vendin fqinj drejt BE-së, përfundoi ai.

Mëngjesin e sotëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i dha një përgjigje homologut të tij grek, në lidhje me deklaratat e mëparshme.

Sipas presidentit Ilir Meta, ‘qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive’.

Sipas presidentit të Shqipërisë, ‘Pavlopulos jo ne sintoni me Bushatin e Kotzias’.

‘Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit’, është shprehur Presidenti Ilir Meta në intervistë.

‘Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok’, ka deklaruar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.