E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i SHBA shkarkon shefin e Inteligjencës
Bota

Presidenti i SHBA shkarkon shefin e Inteligjencës

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar Shefin e Komitetit të Inteligjencës Michael Atkinson.

Ai trajtoi një ankesë për përfshirjen e Trump në një fushatë presioni kundër Ukrainës, për të hetuar kundërshtarin politik në SHBA, ndërsa presidenti amerikan informoi Komitetin e Inteligjencës së Senatit për vendimin e marrë.

Atkinson, vitin e kaluar informoi Kongresin për një ankesë anonime, në të cilën përshkruhej ndërhyrja dhe presioni i presidentit Trump ndaj Ukrainës, për të hetuar demokratin Joe Biden dhe djalin e tij, si të përfshirë në fushatën mbështetëse për presidentin ukrainas.

Ankesa e Atkinson nxiti një hetim për Trump, ndërsa Presidenti u lirua nga akuzat në shkurt të këtij viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.