Këtë lajm e ka dhënë Presidenti kinez Xi Jinping, gjatë vizitës në qytetin e Ëuhan.
”Duhen përpjekje vendimtare, të forta dhe të përpikta për parandalimin dhe kontrollin në mbrojtje të Hubeit dhe Ëuhanit.
Kemi treguar ndryshime pozitive”, tha presidenti kinez.
Vizita ndodhi në një moment kur gjendja në lidhje me epideminë në mbarë vendin ka pësuar rënie, ndërsa Xi vizitoi spitalin e ndërtuar për 10 ditë duke inkurajuar të sëmurët.
Theksohet se me ngrohjen e kohës dhe marrjen e masave janë një faktor kryesor në ngadalësimin e epidemisë.
Në fund të muajin prill pritet që të eksperimentohen vaksinat e koronavirusit.
Në vend ende nuk kanë filluar aktivitetet ekonomike.
Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetësisë, për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 persona dhe janë identifikuar 19 raste të reja.



