E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta apel autoriteteve: Të kërkohet ndihmë nga Italia
Publik News

Presidenti Meta apel autoriteteve: Të kërkohet ndihmë nga Italia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga autoritetet që të ecet sa më shpejtë me terapinë me plazmë hiperimune. ilir meta president2 Kreu i shtetit thotë se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.

Një ditë më parë, mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se po bashkëpunohet me italianët për ta futur këtë terapi edhe në vendin tonë. Reagimi i plotë i Metës: Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.