E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta reagon pas mbledhjes së Komisonit hetimor  për shkarkim
Politikë

Presidenti Meta reagon pas mbledhjes së Komisonit hetimor për shkarkim

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë me një reagim, postuar në rrjetet sociale, nderkohe qe sot është mbledhur dhe ka zhvilluar punimet Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij, propozuar nga mazhoranca qeverisëse. 


 

 

“Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj”, shkruan nder te tjera Presidenti.

Kujtojme se reagimi i Presidentit, erdhi edhe nderkohe qe shumica ne komisionet parlamentare rrezoi kater dekretet e tij per privatizimet dhe koncesionet.

REAGIMI I PLOTE I KREUT TE SHTETIT ILIR META

Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

meta reagim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.