E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti polak kritika  BE-së : Bllokimi i fondeve, tentativë për ta detyruar qeverinë të ndryshojë
Lajme

Presidenti polak kritika BE-së : Bllokimi i fondeve, tentativë për ta detyruar qeverinë të ndryshojë

Presidenti polak Andrzej Duda ka kritikuar Komisionin Evropian për bllokim të fondeve të Bashkimit Evropian për vendin e tij, duke e konsideruar këtë si “tentim për ta detyruar Poloninë të ndryshojë” qeverisjen e saj.

Ai ka thënë se është i hapur për t’i negociuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë.

Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr prej partisë nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, është përfshirë në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me reformat e Varshavës në sundimin e ligjit, duke rezultuar me bllokim të fondeve të bllokut evropian në vlerë të miliarda eurove.

Qeveria e re pro BE-së është zotuar për të rikthyer qasjen në këto fonde, duke e përmirësuar fushën e sundimit të ligjit, ndonëse është duke hasur në rezistencë prej mbështetësve dhe aleatëve të pushtetit të kaluar, përfshirë Dudan dhe disa gjyqtarë të lartë.

“Nuk kam dyshim se cila ka qenë arsyeja e bllokimit të parave nga Komisioni Evropian. Ka qenë veprim i pastër politik kundër autoriteteve të kaluara polake. Tentim për ta detyruar Poloninë që t’i ndryshojë autoritetet, kështu e kuptoj unë dhe kështu duhet kuptuar, dhe lëvizjet e fundit vetëm sa e konfirmojnë”, tha Duda në një konferencë për media në Vilnius.

Duda u shpreh se është i hapur për negociata dhe propozime për ndryshime eventuale në sistemin polak të drejtësisë, mirëpo ai nuk do të lejojë verifikim të ri të gjyqtarëve që janë emëruar gjatë mandatit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.