E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti ukrainas: Forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e Çernobilit
Lajme

Presidenti ukrainas: Forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e Çernobilit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë të enjten se forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e uzinës bërthamore, Çernobil.

Aty ka ndodhur katastrofa më e keqe bërthamore.

Forcat ushtarake ruse kanë hyrë aty dhe luftimet kanë rritur frikën se mund të shkaktohet ndonjë katastrofë bërthamore e shkallës së gjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

“Forcat pushtuese ruse janë duke tentuar të marrin kontrollin e Çernobilit. Ushtarët tanë janë duke dhënë jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet më”, ka thënë Zelenskyi në Twitter.

Ai ka thënë se forcat e Kievit janë duke luftuar me trupat ruse për kontrollin e Çernobilit, nga i cili është përhapur mbetje radioaktive përreth Evropës, kur një nga reaktorët bërthamorë ka shpërthyer në prill të vitit 1986.

Në uzinën, e cila gjendet 130 kilometra në veri të Kievit, reaktori që dikur ka shpërthyer, tani është i mbuluar me strehë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.