Presidenti ukrainas sfidon rusët, shpërndan videon nga vendi ku po qëndron në Kiev: Nuk kam frikë nga askush!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar një video në rrjete sociale, ku zbulon vendin që ai po qëndron në Kiev dhe thotë se nuk ka frikë nga askush.
Nga pamjet shihet qartazi se Zelensky është në zyrën e tij në pallatin presidencial në rrugën Bankova të Kievit.
“Unë do të qëndroj në Kiev, në Bankova, pa u fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Aq sa duhet për të fituar këtë luftë!”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



