Presidenti Vuçiç përplaset me liderin e opozitës Jeremiç
Në media qarkullon edhe një foto, ku shihet se presidenti Vucic ka përveshur mëngët e këmishës.
Për mediat vendase, lideri i opozitës Jereimiç ka deklaruar se përballja me Vuçiç ka qenë vërtetë e pakëndshme.
“Presidenti zbriti nga zyra e tij dhe po dridhej i tëri. Ishte një situatë e pakëndshme edhe për forcat e sigurisë. Vuçiç filloi të bërtiste, duke thënë “hajde më rrihni”. Por në ato momente truprojat e tij e neutralizuan. E ftova të dilte jashtë por nuk guxoi. Na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam hajdut”, tha Jeremiç.
Mediat serbe raportojnë se incidenti mes Jeremiç dhe Vuçiç ka nisur pasi ky i fundit deklaroi se partia e padenjë e Jeremiç duhet luftuar. Për të sqaruar debatin, Vuçiç thirri në zyrën e tij Jeremiç, por gjithçka nuk shkoi sipas parashikimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



