Presidenti Vuçiç publikon foton ku flamuri serb mbulon hartën e Kosovës, nis fushata për ta fshirë në Instagram
Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Një prej tyre është edhe aktivisti Shpend Lila, i cili ka reaguar ashpër duke kërkuar që të raportohet postimi i presidentit serb.
“Unë luftoj shumë për të drejtën dhe njerëzit e mi. S’kam asgjë kundër njerëzve të pafajshëm. Kemi heq shumë. Kjo është e papranueshme dhe e pavërtetë. Ju lutem ta raportoni në Instagram”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Vuçiq fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



