Presioni i banorëve/ Policia liron 6 të arrestuarit e ditës së sotme
Lirohen 6 anëtarët e familjes Çejku, të cilët u arrestuan pas protestës së sotme të banorëve të Unazës së Re.
Mes të arrestuarve ishte edhe vajza e tyre adoleshente.
Njeri prej banoreve, Altin Çejku nuk eshte lene i lire nga policia.
Lirimi i 6 banoreve erdhi pas një presioni të fortë të banorëve të Unazës së Re të cilët u mblodhën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Banorët, të revoltuar nga ky akt i policisë, kanë deklaruar se do të protestojnë edhe më fuqishëm ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



