Prezantohet sulmuesi Herri Kejn tek Bajern i Mynihut
Herri Kejn është zyrtarisht lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut.
Kapiteni i Anglisë ka kompletuar transferimin e tij te kampionët e Gjermanisë për shumën rekord prej 120 milionë euro nga Totenhemi.
Gjithashtu anglezi ka firmosur një kontratë që e mban atë te Bajerni deri në 2027, teksa do të mbajë në shpinë numrin 9, për të zëvendësuar Robert Levandovskin që u transferua te Barcelona një vit më parë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



