E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Priten arreatime të reja nga SPAK  për inceneratorin e Tiranës
Publik News

Priten arreatime të reja nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë marrë një kthesë tjetër.

 SPAK-u ka thelluar hetimet për aferën e inceneratorit të Tiranës, për të cilin janë dhënë paratë, por që në vërtetë nuk u ndërtua kurrë.

Sot janë pranuar prova të reja nga SPAK-u, nëpërmjet deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.

Ajo ka qëndruar për më shumë se dy orë e gjysmë në SPAK, në rolin e kallëzueses, ku ka dëshmuar dhe ka ofruar provat për korrupsionin me inceneratorin e Tiranës.

“Në Komisionin Hetimor Rama dhe Veliaj kanë gënjyer. Në rastin tim unë kam kërkuar diferencimin që nuk ndodh, por ka vetëm groposje. Në korrik të vitit 2022 gropa që duhet të ishte mbushur për 30 vite është mbushur për 9 muaj. Droni i së vërtetës tashmë i ka vendosur në lëvizje. E di që është e vështirë për ndërhyrjet e mëdha që bëhen nga qeveria, por me besim të plotë them që gjërat do të realizohen. Besoj që drejtësia do të triumfojë për qytetarët shqiptarë, pasi kemi një kompani inekzistente”, ka thënë Kryemadhi.

Mësohet se janë nën hetim  dhjetëra zyrtarë për inceneratorin e Tiranës dhe tashmë hetimet pritet të kenë fatin si në rastin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit me zyrtarë dhe biznesmenë pas hekurash.

Kujtojmë se Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, në cilësinë e aksionerit dhe administratorit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, janë nën hetim dhe në kërkim nga SPAK-u.

Në kërkim janë edhe pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.