E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Problematik/ Kush është Alfred Dedja, 50-vjeçari që u ekzekutua në Ndroq
Uncategorized

Problematik/ Kush është Alfred Dedja, 50-vjeçari që u ekzekutua në Ndroq

50-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në një lokal, në Ndroq, dyshohet të jetë Alfred Dedja nga Burreli.

Mësohet se Dedja është qëlluar në afërsi të një lokali në Ndroq. Policia ka mbërritur në vendngjarje, së bashku me ambulancën. Ajo që dihet për viktimën është se është një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq. Mësohet se autori është Julian Gjoshi nga Shijaku.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në një lokal në Ndroq, ku një person në rrethana ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedja.

Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorit të krimit.

“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.

Në vitin 2014, Alfred Dedja është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve nrkotike. Në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.

 Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, duke nisur kërkimet për makinën tip “Benz ML” nga ku u qëllua Alfred Dedja pasditen e sotme, teksa ecte në këmbë në zonën e Ndroqit, pranë lokal “Kështjella”.

Gjithashtu është ngritur edhe pista e parë e dyshuar. bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës, referuar të dhënave operative paraprake, por pa përjashtuar edhe motive të tjera, deri tek një grindje e çastit apo për shkaqe banale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.