Probleme me sistemin e-Albania pengojnë biznesin e qytetarëve
Janë paguar miliona për implementimin e sistemit të e-Albania dhe çdo vit derdhen para me urdhër të Mirlinda Karçanaj për mirëmbajtjen e tij, por sistemi nuk punon. Një qytetarë ka denoncuar se problemi që ka sistemi po i krijon pengesa për biznesin e tij.
Ai tregon se që në datë 13 korrik tenton çdo ditë që të bëjë pagesën e pasqyrave financiare, por edhe sot më datë 18 sistemi i e-Albania në këtë menu nuk punon.
Ndërsa ai shprehet i shqetësuar sepse afati i fundit për pagesën është 31 korrik, pra i kanë mbetur vetëm 13 ditë kohë, nga të cilat 10 do t’i duhen që të dalë nënshkrimi pasi është aplikuar.
Duke theksuar se nënshkrimi elektronik bëhet me pagesë, paratë iu merren por shërbim nuk jepet.
Denoncimi i qytetarit
Përshëndetje! Ju lutem publikoheni si problem, kemi qe te enjten date 13.07.2023 dhe sot data 18.07.2023 ku nuk punon sistemi e-albania per dorezimet e pasqyrave financiare, problemi qendron se kane bere me detyrim nenshkrimin elektronik qe ka kosto 4800 leke+taksa banke.

Hera e pare e nenshkrimit elektronik eshte pa kosto por me vleshmeri 15 dite. Kemi bere kete por spunon e-albania. Dhe te bejme nenshkrimin me leke tani ska kohe se do 3-4 jave te dale, kurse dita e fundit per dorezimin e pasqyrave financiare është 31.07.2023
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



