E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Erion Kristo: Rama ngriti një shtet supërtëpadrejtë me kalamaj
Sot

Profesor Erion Kristo: Rama ngriti një shtet supërtëpadrejtë me kalamaj

Se mos guxon njeri të kerkojë votën time. Nuk votoj atë që më grabit…

Aktivisti Erion Kristo është i njohur për reagimet e tij origjinale mbi padrejtësitë që iu bëhen qytetarëve, ndërsa ditën e sotme është ndalur te taksimi i pagave që shqetëson shumicën e shqiptarëve.

Kristo shprehet se miliarderët paguajnë vetëm 8% tatim fitim, ndërkohë që shumica e shqiptarëve është e detyruar të paguajë 23 % tatim për rrogën që merr.

Kristo thotë se asnjë mos të guxojë dhe ti kërkojë votën, pasi në këtë vend nuk çmohet puna por suma, ndërsa kujton dhe se në krye të qeverisë janë njerëz pa përvojë politike dhe pune.

“Ne punojmë, shteti na shkerdhen pagën. Miliarderët paguajnë 8 per qind kur ndajnë fitimet e bizneseve. Ne që jetojmë me rrogë paguajmë 23 per qind tatim nga rroga. Rama ngriti një shtet supertepadrejtë. Se mos guxon njeri të kerkojë votën time. Nuk votoj atë që më grabit. Në ketë vend nuk cmohet puna, por suma. Vetem shikoni cfarë kalamajsh na qeverisin”, shkruan Kristo në postimin e tij, që duhet thënë se ka marrë shumë shpërndarje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.