E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Ndrenikës i kanë “fallsifikuar” firmën
OP-ED

Profesor Ndrenikës i kanë “fallsifikuar” firmën

Naim Noka

Unë dyshoj fort se Profesor Robert Ndrenika është marrë peng. Ata ja kanë fallsifikuar firmën . Arben Derhemi nuk mund të jetë shitur për një grusht dollarë më shumë. Artistët kanë të drejtë të luajnë edhe role reale në jetë jo vetëm në skenë. Domethënë, me siguri ka bërë vaki diçka, e ngjashme me filmat dhe rolet ku kanë luajtur protagonistët. Skenari që i kanë servirur Ndrenikës ndoshta nuk  është shkruar mirë. Disa thonë ky peticion është fallso sepse në vend të skenarit  “gazi” i ka ngatërruar tekstin me peticionin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe me siguri gjigandi Ndrenika se ka parë letrën …  Profesor Roberti,  mos  u merzit  o burri dheut se do të shembet ky dreq Teatri dhe për inat te Benit  do kemi kulla  shumë më madhështore sesa ky “rrangalle” e vjetër… Le ta shkulim nga rrenjët këtë farë “cibani” që na pengon “Fushën” që të ngrejë pallate sa një mal. Nuk është faji yt, Profesor por as  i pengmarrësve …

Po me vjen inat shumë  dhe  po plas  nga marazi si nuk tha një fjali të vetme për Teatrin Kombëtar gjigandi i letrave   Ismail Kadare…

Ta kemi mirë Gjeniun e Letrave Shqipe! Ska gjë profesor do  jeni figura të nderuara! Ky është fati i këtij kombi të stërmunduar dhe të drobitur. Do të na duhet kohë të dalim nga eksperimenti i 50 viteve kavie. 30 post- kavie i mbyllëm.

Ja se dhe 20 të tjera kalojnë shpejt. Koha na rezervon një arkivmemorie…. Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi …intelektual i vlerave që duhet te ishin shpirti dhe faqja e bardhë  e kombit…

..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.