E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuror Dumani, vendose veten krah Skënderbeut!
Publik News

Prokuror Dumani, vendose veten krah Skënderbeut!

Edi Oga

Do kisha preferuar të jetoja në një vend ku kryeministri të zgjidhej me votë të lirë, ku ambasadorët të mos i njihte kush dhe ku prokurorët të ishin zyrtarë të zellshëm dhe trima të vërtetë!
Amerikanët i besojnë impaktit të parë me një person, prezantimit në emër. Ata nuk e donin Krajën sepse u dukej qaraman:
Kraja – Kraj – Cry
(“…kam marrë kërcënime…!)
Ndërkohë (thuhet se) duan këtë të riun sepse ky “tingëllon” një burrë që bën gjëra:
Dumani – Du man – Do man
Më vjen keq për veten që jetoj në një vend ku njeriu më i rëndësishëm për jetën tonë nuk është një artist a një shkrimtar, por një prokuror.
JE TI, Z.DUMANI!
Je guri i fundit “damë”!
Ke përkrahjen tonë të kufishme, sepse ne nuk mund bëjmë dot asgjë në rast se të kërcënojnë.
Shumë pak njerëzve ju jepet shansi të vendosen në panteonin e heronjve të kombit! Kështu si jemi katandisur, ke rastin e artë ta vendosësh veten krah Skënderbeut. Atij të vërtetit.
Punë të mbarë dhe suksese!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.