“Prokurori” i SPAK mashtron dhe merr mijëra Euro qytetares
Më ka prezantuar që punon në SPAK, është prokuror atje. 10 mijë Euro m’i mori dhe më tha përderisa njihemi pse mos t’i marrësh ti ato lekë domethënë. I duheshin për një tender që sapo kishte nisur dhe më tha që do t’i investoj atje. E vetmja gjë që më tha ishte që do të investonte në rroba policie dhe do të investonte 50 mijë në 4.5 milionë Euro që do të fitonte në tender”, tha denoncuesja.
Brahimaj e ngacmon seksualisht gruan, por kur vjen puna te borxhi, vetëm i shtyn afatin.
Vebi Brahimaj: Pu, pu gjithë kjo bukuri e rrallë, të rrijë… gjithë kjo bukuri e rrallë të rrijë vetëm kështu
Në një komunikim me zonjën, Brahimaj pohon se është prokuror në SPAK, por kur gruaja i tha, se do të shkonte në këtë institucion, Brahimaj u shmang
Denoncuesja: Më duhen lekët urgjent, se kam babin sëmurë!
Vebi Brahimaj: Çfarë të thashë unë? Leri llafet tani!
Denoncuesja: Tani do nisem për në SPAK.
Vebi Brahimaj: Ore nisu, ku të duash ti, nuk më intereson mua ajo punë fare, se çfarë bën ti tani! Po deshe, kur të kthehem unë! Je në rregull…? Po nuk deshe, nuk më intereson fare, se ku shkon ti. Unë nuk pyes për atë punë, se çfarë thua ti…shko, ku të duash!
Denoncuesja: Ok! Kam për ta bërë të madhe këtë muhabetin tënd dhe ke për të parë ti, do t’i japësh lekët apo jo…
Vebi Brahimaj: Do ta shohim, kujt i del më mirë, mua apo ty… tashi.
Denoncuesja: Ok, më ke marrë lekët. Më ke marrë 16 mijë Euro. Më ke thënë, që do të më japësh % për to?!
Denoncuesja: Më more 6 mijë euro radhën e parë, që m’i dhe… edhe më more prapë 10 mijë Euro?
Vebi Brahimaj: Po, po shumë mirë, po qe puna për ashtu…
Denoncuesja: O prokuror! Do të vij në SPAK dhe flasim atje!
Vebi Brahimaj: Jo, s’ke nevojë! Kur të vij unë, kur të kthehem…
Denoncuesja: Jo, jo! Unë do shkoj!
Vebi Brahimaj: Shko, ku të duash ti…! Kur të kthehem nga Bullgaria unë, flasim bashkë!
Denoncuesja: Dhe kur kthehesh nga Bullgaria ti?
Vebi Brahimaj: Unë do nisem nga ora 16:00, ose nesër në mëngjes.
Denoncuesja: Ti më je prezantuar si prokurori i SPAK-ut dhe meqë më je prezantuar si prokuror i SPAK-ut, unë do të shkoj në prokurori dhe do pyes për ty, dhe atje ju them filani, këto, këto! Kaq!
Vebi Brahimaj: Dhe çfarë do bësh?
Denoncuesja: Atë, çfarë do bëhet, do ta shikosh ti!
Në muajin Shtator denoncuesja erdhi në Tiranë për tek SPAK-u, nga ku edhe i dërgon një video Vebiut.
“Brenda dy muajve që kanë kaluar, çdo javë e ka shtyrë me nga një javë. Tani unë u detyrova të vij vetë në Tiranë, shkova dhe pranë SPAK-ut”, tha denoncuesja.
Ky i fundit zemërohet deri në pikën, që e kërcënon me jetë dhe e shan me fjalët më të rënda.
Vebi Brahimaj: Po lëri pallavrat! Po lëri, mos më çaj ka*in mua! Ore, se s’i merr asnjë herë ato, more vesh? O njeri! Mos më bëj p**dhë mua! Kujt i thua ashtu ti? Po ti më ha k***n! Të mbys! Të degjeneroj! O e di, me kë flet?! Të degjeneroj! O, e di me kë flet?! Të shkatërroj fisin! Gjithçka! Çfarë po të them unë? Të kam thënë në Shtator. Kur të dua unë, do t’i sjell…!/ tvklan
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



