Prokuroria e Malit të Zi mbyll hetimin për çështjen Abazoviç…
Sipas organit të akuzës nuk ka elemente për të nisur procedurat penale, raporton “Vijesti”. Ishte biznesmeni Miodrag Daka Davidoviç që do të deklaronte se kishte informacione se dikush donte të blinte Abazoviçin duke i ofruar 21 milionë euro për të ndryshuar pozicion.
Ai kishte thënë se udhëheqësit të Lëvizjes “URA” iu afruan paratë nga një humanist i njohur.
Më vonë edhe Abazoviçi konfirmoi se i ishte ofruar shifra, por duke mos e bërë publike se nga kush. “Do të ishte jashtëzakonisht joserioze të thuash kush e ofroi atë”, ka thënë ai në “Vijesti” në dhjetor.
Asokohe ai u kishte kërkuar prokurorëve të bënin punën e tyre pa specifikuar nëse do të zbulonte emrin e personit për të cilin pretendon se i ka ofruar ryshfet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



