E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria verifikim pasurisë së  xhaxhait të Alda Klosit
Lajme

Prokuroria verifikim pasurisë së xhaxhait të Alda Klosit

Prokuroria e Tiranës po heton burimin e parave të Alda Klosit por jo vetëm. Duke marrë parasysh pretendimin e saj se paratë që i vodhi pastruesja dhe i biri, Rozeta dhe Havier Dobi, ia kishte lënë xhaxhai për t’i mobiluar banesën, hetuesin kanë vendosur që ta verifikojnë deri në fund.

Ndaj kanë nisur që të kontrollojnë pasurinë e xhaxhait të saj, që sipas Klosit ndodhet në Amerikë ku edhe po kurohet nga një sëmundje e rëndë.

Sipas informacioneve pranë organit të akuzës bëjnë me dije se verifikimet janë të domosdoshme pas deklarimeve dhe dokumenteve që Klosi ka paraqitur përpara hetuesve për të justifikuar shumën prej 120 mijë eurosh që u pretendua se ia kishte marrë pastruesja.

Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse xhaxhai i Alda Klosit do të pranojë se paratë e vjedhura janë të tijat dhe nëse mund që t’i provojë se vijnë nga burime të ligjshme.

Ndërkohë që mister mbetet se kujt i përkasin 400 mijë eurot e tjera të gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit dhe për sendet me vlerë që ajo thotë se i ka marrë në disa shtëpi ku punonte.

Deri tani, as për sendet me vlerë nuk është interesuar askush, ndërsa personat që janë marrë në pyetje kanë mohuar si pronësinë e tyre, por është vendosur që të kontrollohen nëse në kartëmonedha ka shenja gishtash që mund të çojnë tek pronarët e parave. E teksa hetimet vazhdojnë, Rozeta Dobi dhe i biri i saj, Havieri, ndodhen në ambientet e paraburgimit pasi akuzohen për vjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.