E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronarja e “Top Channel” pyetet nga SPAK-u
Lajme

Pronarja e “Top Channel” pyetet nga SPAK-u

Vjollca Hoxha, në SPAK

Vjollca Hoxha është thirrur javën e kaluar në SPAK rreth orës 15:30, pra shumë pak afër mbylljes së orarit zyrtar dhe është pyetur nga oficeri E. S.

Një nga mediat, e cila është përfshirë në aferën e inceneratorëve, siç është “Top Channel”, është pjesë e dosjes së famshme të inceneratorëve, dosjes më të madhe korruptive të këtyre 30 viteve demokraci.

Zonja Hoxha është thirrur javën e shkuar në SPAK për t’u pyetur për aferën e inceneratorëve, ortakëritë e saj me Stela Gugalljën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Rezulton që zonja Vjollca Hoxha të ketë ortakëri me njerëzit e inceneratorëve në Bullgari, nëpërmjet kompanisë “EM Capital Group”, e cila në Tiranë bleu për 2.2 milionë dollarë “Lori Caffe”-në.

Ekskluzive/ Pronarja e “Top Channel” pyetet nga SPAK-u

Vjollca Hoxha

Kjo shumë e madhe parash, në fakt, nuk ishte një transaksion i vërtetë aksionesh për të marrë nën menaxhim një kompani kafeje, por ishin shuma të mëdha parash që iu dhanë Vjollca Hoxhës në momentin kur ajo kishte nevojë për të shlyer një detyrim tjetër në lidhje me aksionet e “Lori Caffe”, si dhe dasmën e njërës prej vajzave të saj.

Këto fakte provohen edhe nga veprimet e mëvonshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku kompania e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe bashkëshortes së ish-deputetit Ben Blushi, Eva Blushit, “EM Capital Group” i kthen 100% të aksioneve Vjollca Hoxhës pa marrë asnjë lek pas, thjesht dhe vetëm me justifikimin se nuk ishte shlyer e gjithë shuma e parave, argumenti është se ishte lënë një këst i fundit pa shlyer.

Ekskluzive/ Pronarja e “Top Channel” pyetet nga SPAK-u

SPAK

Ajo ka qëndruar në SPAK për më shumë se dy orë, deri rreth orës 18:00, jashtë orarit zyrtar, ku është pyetur gjerësisht për transaksionin me “EM Capital Group”, gjithashtu edhe për një kompani tjetër, e cila ishte regjistruar në QKB midis Stela Gugalljës dhe Vjollca Hoxhës për të bërë të mundur kolaudimin e pompave të furnizimit të pikave të karburantit. 

SPAK-u ka mundur të sigurojë edhe dokumente të tjera pa letërporosive të çuara në institucione, por edhe nga jashtë, që kanë treguar lidhjet e forta dhe bashkëpunimin e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljës me “Top Channel”.

Ekskluzive/ Pronarja e “Top Channel” pyetet nga SPAK-u

“Top Channel”

Gjithashtu janë gjetur edhe transaksione të tjera me vlerë miliona euro, për të cilat kompania monopoliste e inceneratorit të Tiranës ka paguar reklama apo publicitet në “Top Channel”.

Në fakt, edhe ky është një tjetër argument që ka lindur shumë dyshime pse një kompani monopoliste duhet ta reklamonte zhvillimin e një fushe plehrash, ndërsa nga ana tjetër, në të njëjtën kohë pas këtyre pagesave në “Top Channel” sulmoheshin në mënyrë mafioze dhe kriminale prokurorët e SPAK-ut, siç janë rastet e Klodian Brahos apo Ened Nakuçit. 

Ekskluzive/ Pronarja e “Top Channel” pyetet nga SPAK-u

Prokurori Klodian Braho

Dy prokurorët po hetonin dosjen korruptive të Elbasanit, për të cilën është dënuar Lefter Koka, Stela Gugallja, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe së fundmi është marrë nën akuzë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj./CNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.