E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta/ Banorët përplasen me policinë, bllokojnë aksin Thumanë-Kashar, kërkojnë akses në autostradë
Lajme

Protesta/ Banorët përplasen me policinë, bllokojnë aksin Thumanë-Kashar, kërkojnë akses në autostradë

Mijëra banorë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës dhe zonave përreth kanë nisur sërish protestën e tyre, duke u përplasur me policinë dhe bllokuar autostradën Thumanë-Kashar.

Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.

Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.

E vetmja zgjidhje që i është ofruar banorëve deri sot janë qindra policë, që zhbllokojnë forcërisht rrugën dhe më pas shoqërojnë protestues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.