E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta kundër Matteo Salvinit në Itali, qytetarët e godasin me vezë dhe shishe uji
Publik News

Protesta kundër Matteo Salvinit në Itali, qytetarët e godasin me vezë dhe shishe uji

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini, është pritur me protesta në zonën e Mondragones, ku protestuesit nuk kanë ngurruar ta godasin me vezë dhe shishe uji.

Qytetarët ishin të shqetësuar pasi 40 emigrantë që jetonin në njjë ndërtesë të braktisur rezultuan pozitiv me COVID-19, dhe dyshohet se ata mund të kenë infektuar shumë persona të tjerë.

Sipas raportimeve emigrantët janë me nënshtetësi bullgare dhe punojnë si mbledhës frutash sezonalë në fshatrat përreth një qyteti afër Napolit.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar protestuesit, ndërsa vetë Salvini është shprehur se detyra e tij është të vizitojë qytetin dhe të qetësojë qytetarët për atë që ka ndodhur.

“Është detyra ime të vizitoj qytetin dhe të qetësoj qytetarët. Në qytetet e tjera kemi kthyer qetësinë, këtë po përpiqemi që të rikthejmë dhe në Mondragone”, u shpreh Salvini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.