E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta në PE/ Bardhi: Eurodeputetët u surprizuan se si një vend kandidat për në BE po shkon drejt një shteti personal
Lajme

Protesta në PE/ Bardhi: Eurodeputetët u surprizuan se si një vend kandidat për në BE po shkon drejt një shteti personal

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të protestës sensibilizuese në Parlamentin Europian ku morën pjesë rreth 30 ligjvënës të opozitës.

Bardhi tha se gjatë takimeve me krerët e Parlamentit Europian, të gjithë janë surprizuar nga fatki se si një vend kandidat për në BE po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar.

“Siç e thash ka qenë vit zgjedhor dhe për PE-në, duket të kemi në konsideratë dhe zhvillimet globale.

Një pjesë e tyre ndjekin zhvillimet, pjesa tjetër, bazuar mbi informacione dhe fakte që ne u dhamë, ishin të surprizuar se si një vend i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar. Në këtë mënyrë shkelmohet çdo vlerë dhe parime europiane.

Edi Rama për fat të keq në vend që t’i implementime këto standarde Europiane në qeverisje, bën të kundërtën dhe ka vendosur një shtet autokrat që ka shtypur opozitën”, tha më tej kreu i Grupit Parlamentar të PD nga Brukseli.

Më tej Bardhi tha se eurodeputetët premtuan monitorim të shtuar situatë në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.