E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta/ Studentët e mjekësisë parashtrojnë kërkesat
Lajme

Protesta/ Studentët e mjekësisë parashtrojnë kërkesat

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dytë sot pasi kundërshtojnë propozimin për të punuar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, me kushtëzimin se nuk do të diplomohen dhe më pas do të mund t’ju lejohet largimi nga vendi për të punuar në vende të tjera. Studentët deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet, pavarësisht këmbënguljes së tyre për të marrë një përgjigje. Ata thanë se do të vazhdojnë protestat.

“Zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme e këtij problemi kalon mes një angazhimi serioz në kushtet e punës dhe rritjes së pagave në bazë të një meritokracie. Ne kemi rënë dakord që fillimisht të mblidhemi brenda universitetit duke marshuar drejt MSH sepse është përfshirë në hartimin e këtij projekti. Ata s’dhanë përgjigje dhe ne vendosëm të protestojmë sërish kundrejt këtij indiferentizmi. Aktualisht nuk ka konsultime, ka patur dy takime, aktualisht nuk ka pasur tentativa të ketë sërish. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave.”-tha njëri prej tyre në protestë.

Ata kanë edhe disa kërkesa që ia kanë drejtuar Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë që Ministria të dalë dhe të njoftojë pezullimin e draftit, përmirësimin e kushteve në auditore, rivlerësimin e literaturës që ata studiojnë dhe mundësimin e praktikave në pavionat përkatëse sipas specializimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.