E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestat masive, dhjetëra gazetarë të arrestuar në Bjellorusi
Publik News

Protestat masive, dhjetëra gazetarë të arrestuar në Bjellorusi

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar rreth 70 gazetarë.

Kështu bëjnë me dije organizatat e gazetarëve në Bjellorusi. Sipas tyre, gazetarët e arrestuar kanë raportuar për mashtrime në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave dhe zemërimin pasues të publikut.

”Që nga e enjtja, 23 gazetarë mbeten në paraburgim”, sipas ”Reporterëve pa Kufij”, që citoi Shoqatën Bjelloruse të Gazetarisë.

Sipas deklaratës, njerëzit që punonin si reporterë u arrestuan në mënyrë të rastësishme, u rrahën dhe nganjëherë u izoluan edhe për periudha të gjata.

Ndërkaq kujtojmë se mijëra qytetarë bjellorusë brohoritën “Lëre pushtetin!” të dielën në qendër të Minskut, në protestën më të madhe të deritanishme kundër rizgjedhjes së Alyaksandr Lukashenkos për president.

Në protesta nuk është vërejtur prani e madhe e policisë, e cila është mbajtur në ditën kur Rusia njoftoi se nëse është e nevojshme, ka gatishmëri t’i ofrojë ndihmë ushtarake Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tubime masive u mbajtën për tetë ditë me radhë në qytete të tjera të mëdha në Bjellorusi, shkruan AFP, duke cituar raportet e mediave lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.