E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit e kalojnë natën para kryeministrisë
Lajme

Protestuesit e kalojnë natën para kryeministrisë

Protesta e ditës së djeshme ka marrë një tjetër dimension, teksa qindra protestues vendosën të mos largoheshin nga bulevardi përballë Kryeministrisë.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata e kaluan natën në bulevard, duke e shndërruar protestën në një demonstrim të pazakontë qëndrueshmërie.

Për herë të parë që nga fillimi i protestave, qytetarët vendosën të qëndrojnë gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës duke i zbardhur mëngjesi i së dielës para Kryeministrisë, teksa kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Në bulevard u dëgjuan vazhdimisht thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë, si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg” dhe “Je i rrethuar”. Një nga sloganet më të përsëritura gjatë mbrëmjes ishte edhe mesazhi drejtuar kreut të qeverisë: “Je i rrethuar, nuk ke për të shpëtuar”.

"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër

Protestuesit e gdhijnë para Kryeministrisë

Protestuesit deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre, ndërsa disa prej tyre paralajmëruan se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Një rol të rëndësishëm në mobilizimin e kësaj proteste ka pasur edhe diaspora shqiptare. Qytetarë të ardhur nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Greqia dhe vende të tjera iu bashkuan protestës ditën e djeshme në Tiranë, duke marshuar krah për krah me protestuesit që prej javësh janë pjesë e këtij tubimi.

Pjesëmarrja e lartë dhe vendimi i protestuesve për të qëndruar në shesh edhe pas përfundimit të fjalimeve është parë si një zhvillim i ri në dinamikën e protestës. Ndërsa orët kalonin, qytetarët vijonin të mbushnin bulevardin, duke dërguar një mesazh të qartë se pakënaqësia e tyre ndaj qeverisë mbetet e fortë.

“Diaspora do ta gdhijë në shesh”, u shprehën protestuesit.

Forcat e policisë monitoruan situatën gjatë gjithë natës, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar incidente. Protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë qëndrimin dhe aktivitetet e tyre në qendër të Tiranës edhe në orët dhe ditët në vijim.

"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër

Foto e protestuesve para Kryeministrisë

Kujtojmë se ashtu si çdo ditë tjetër, edhe marshimi i 21-të i qytetarëve nisi nga Sheshi Skenderbej, që është stacioni i parë i tubimit për tu zhvendosur drejt kryeministrisë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por në ndryshim nga 20 ditët e mëparshme ndaloi aty, nuk u shpërnda në rrugët e kryeqytetit.

Diaspora Shqiptare erdhi në atdhe përmes një autokolone që ka përshkuar kryeqytetet europiane, Londër, Paris, Berlin.

Ata i janë bashkuar thirrjes për një Shqipëri të Re që kërkon, largimin e klasës politike, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të Sali Berisha ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit per investimet strategjike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.