E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesja Anti-TRUMP pështyn në fytyrë oficerin e policisë, arrestohet me force
Publik News

Protestuesja Anti-TRUMP pështyn në fytyrë oficerin e policisë, arrestohet me force

Përplasja e 24-vjeçares me Policin

Zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në Amerikë, janë më të tensionuarat në historinë e vendit.

Kjo jo vetëm për shkak të mospëlqimit të njerëzve për presidentin aktual Trump, por edhe për akuzat se votat janë manipuluar në favor të Joe Biden.

Vendi është pushtuar nga protestat nga të dyja palët. Mbështetësit e Trump kërkojnë ndalimin e numërimit, ndërsa ata të Biden kërkojnë numërimin e çdo vote.

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, tregon një protestuese Anti-Trump në New York, e cila po bën debat me një efektivë të policisë duke e fyer atë edhe duke i bërtitur në fytyrë “FASHIST”.

Situata agravoi në momentin që protestuesja i pështyu në fytyrë oficerit të policsë. Kjo e detyroi këtë të fundit që t’a arrestonte me forcë vajzën. Davana Singh, 24 vjeç, është një ndër 57 personat të cilët u arrestuan ditën e djeshme në New York.

Numërimi i kutive në SHBA, po vijon ende në disa shtete ku diferenca është shumë e ngushtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.