E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS fitoi, por humbëm të gjithë!
Sot

PS fitoi, por humbëm të gjithë!

Mentor KIKIA

PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë politike, duke treguar me gisht Berishën dhe Metën si alternativë dhe në vend të llogaridhënies zgjodhi show-n me saze e valle.

I eci. Ia doli. Fitoi në mënyrë dërrmuese, thuajse njësoj si në zgjedhjet e kaluara, kur ishte vetëm në fushë dhe porta e kundërshtarit ishte bosh…

Por pjesëmarrja ishte më e ulëta në historinë e zgjedhjeve nga 1992 (përveç atyre me portën bosh, në 2019-ën).

Në Vlorë, pjesëmarrja ishte skandaloze, vetëm 24%. Çfarë duhet më shumë për të kuptuar braktisjen e qytetarëve?

Elektorati “gri” ndenji në shtëpi.

“Bie shi, ç’ta prish terezinë. Në fund të fundit, do të ndryshojë gjë?”

Të rinjtë ishin abstenuesit më të mëdhenj.

Ata, dhe veçanërisht ata që votonin për herë të parë, nuk ishin thjeshtë bojkotues. Ata e braktisën politikën.

Të rinjtë nuk braktisën vetëm opozitën dhe Berisha-Metën, por tërë kastën politike. Ata nuk mandatuan as “ndryshimin”, as “vazhdimin”.

Këtu askush nuk i bën këto analiza. Sepse atij që fiton, i mjafton edhe 10% pjesëmarrje, mjafton të fitojë 50% +1 vota të këtij 10%- ndëshi.

Ndërsa opozita, pasi nuk frymëzoi dot votën masive, tani është e zënë me listimin e arsyeve se përse fituan ata që fituan.

PS fitoi, por humbëm të gjithë!
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.