Pse Erion Veliaj është kryetari i llumit

Edhe pse e deklaroi vetë, e tha në një video, në një lidhje live në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një mbledhje këshilli që ndodhi online pas protestës së madhe të opozitës, ditën kur Erion Veliaj u paraqit në SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës shkoi në SPAK, u pyet, shkoi shpesh në banjo, u lag, kjo ka pak rëndësi, fakti është që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak filloi një stil të ri.

Për të hequr vëmendjen nga akuzat ndaj tij, nga debati publik, ai shënjestroi disa media dhe disa individë që i ka kundër dhe ishte krenar që kishte bërë bashkë llumin.

Pra, kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte bashkëjetuar me llumin për një kohë të gjatë në krye të llumit, e thotë vetë në video që ai është krenar për llumin, ashtu siç është krenar që është edhe zdroms, këto i thotë vetë.

Veliaj tashmë ka probleme me SPAK-un, ka probleme me inceneratorët, ka probleme me dosjen “5D”, ka shumë hamendësime por edhe argumenta apo fakte se Erion Veliaj duhet të jetë person në hetim sepse ka shpërdoruar detyrën, ka shkatërruar Njësinë e Zbatimit të Projekteve, ka vënë drejtorët e tij dhe institucionin në shërbim të kompanisë së inceneratorit të Tiranës me çështjen e dherave, duke u vlerësuar të ardhurat për kompaninë rreth 60 milionë euro të marra nga bizneset, të cilat ia kanë faturuar qytetarëve.

Disa e duan të pandehur, politikisht e duan të zhdukur e kështu me radhë, por Erion Veliaj vazhdon të mos habisë askënd, vazhdon të jetë krenar i llumit që ka bërë bashkë dhe e ka pasur ai, ku ka zhytur kokën vetë me llumin e partisë së tij.

Erion Veliaj, kryetari i llumit

Erion Veliaj, fotomontazh

Ndoshta Erion Veliaj përmendi shumë pak, duhet të fliste edhe më shumë për llumin e mediave të inceneratorëve që paguheshin për llogari të fushatës elektorale të Rilindjes në 2021-shin.

Erion Veliaj duhet të flasë për llumin që mban çdo ditë në zyrë, por atë llum ende nuk e ka shprehur sepse e ka llum në shërbim. Ndaj dhe kryetari i llumit nuk mund të thotë asgjë tjetër veçse akuza për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta, por e vërteta është një dhe vetëm një, Erion Veliaj e pranon që është zdroms, që është krenar për llumin që ka pasur rreth e rrotull dhe gjithashtu është kryetari i Bashkisë së Tiranës që kostot e menaxhimit të mbetjeve dhe heqjes së dherave në kryeqytet i ka dyfishuar.

Prandaj Erion Veliaj është krenar për zdromsat e tij, për llumin e tij dhe gjithmonë edhe si kryetar i organizatës së tij, ku hajdutët janë kapur të gjallë me duart në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur me skema korrupsioni, kriminale, hajdutërie, të cilat në fakt tregojnë strukturën e vërtetë të llumit të Erion Veliajt, ku zdromsi qëndron dhe argëtohet./ CNA

Publikuar nga Publik Media