E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Guvernatori Gent Sejko e mohoi hetimin nga SPAK?
Lajme

Pse Guvernatori Gent Sejko e mohoi hetimin nga SPAK?

Guvernatori Gent Sejko mohoi hetimin nga SPAK; Pamfleti boton dokumentin që

Guvernatori Gent Sejko, deputeti Eduard Shalsi dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja /

Gjatë periudhës së hetimit, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar 3 herë Informacion Bankës së Shtetit, për kompetencat dhe qëndrimet ndaj  agjencisë “Micro Credit Albania” e për agjencitë bashkëvepruese “Credo.al”, “Final”, “IuteCredit”, “Fondi Besa” dhe agjencinë “Lendal”  të gruas e kunatit të guvernatorit Gent Sejko…

Prej 1 muaji, është bërë objekt hetimi nga SPAK, grupi i strukturuar  kriminal i mashtrimit dhe vjedhjes së mijëra qytetarëve, nga agjencia “Micro Credit Albania”, në bashkëveprim me 26 zyra përmbarimore e noteriale, dhe me drejtuesit e Bankës së Shtetit.

Mes tyre është guvernatori Gent Sejko dhe bashkëshortja Elona Sejko (Gjipali) e vëllai i saj Elton Gjipali, të përfshirë plotësisht në këtë aktivitet kriminal mashtrimi e vjedhje të qytetarëve, në bashkëveprim  me agjencinë “Micro Credit Albania”, që është licencuar, lejohet e mbrohet prej tij.

Guvernatori Gent Sejko mohoi hetimin nga SPAK; Pamfleti boton dokumentin që

Më 8 maj 2024 në konferencë shtypi, guvernatori Gent Sejko mohoi publikisht hetimin penal ndaj tij e familjarëve të tij, dhe ndaj disa drejtuesve të Bankës së Shtetit, madje dhe ndaj agjencisë “Micro Credit Albania”, duke thënë se nuk ka asnjë informacion e kontakt me Prokurorinë e Tiranës dhe me SPAK-un, për krimin e mikro- kredive.

Por guvernatori Gent Sejko, vartësit e tij prej 5 muajsh kanë qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, mbështetur në një raport auditimi e kallëzimi, të Ministrisë së Drejtësisë e Ministrisë së Financave, me objekt, favorizimin e agjencisë “Micro Credit Albania” e 5 të tjerave.

Gjatë hetimit, prokuroria i ka kërkuar 3 herë Informacion Bankës së Shtetit, për kompetencat dhe qëndrimet ndaj agjencisë “Micro Credit Albania” e për agjencitë bashkëvepruese “Credo.al”, “Final”, “Iute Credit”, “Besa” dhe “Lendal”, agjenci e gruas dhe kunatit të guvernatorit Gent Sejko.

Guvernatori Gent Sejko mohoi hetimin nga SPAK; Pamfleti boton dokumentin që

Kur prokuroria e Tiranës, zbuloi prova që veprimtaria kriminale e mikro-kredive, edhe pas mijëra denoncimeve nga qytetarët e vjedhur, është favorizuar, lejuar e mbrojtur nga guvernatori Gent Sejko dhe disa vartës të tij, ia kaloi çështjen për hetim SPAK-ut, ndërsa personat pa poste zyrtare  siç janë gruaja dhe kunati i Gent Sejkos etj., po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Guvernatori i mohoi hetimin nga SPAK dhe komunikimin me të, por dokumenti që po publikon “Pamfleti”, vërteton se atij i është kërkuar informacion për aktivitetin e mikro-kredive dhe për qëndrimet e tij e të Bankës së Shtetit, specifikisht për agjencinë “Micro Credit Albania”.

Me Shkresë Nr. 1738, datë 19 prill 2024, Guvernatori Gent Sejko, nëpërmjet zëvendëses Natasha Mehmetaj, i dërgoi informacion SPAK-ut, lidhur me aktivitetin e agjencisë “Micro Credit Albania”, ku vërtetohen favorizimet dhe lejimi që i ka bërë grupit kriminal të mikro-kredive.

Guvernatori Gent Sejko mohoi hetimin nga SPAK; Pamfleti boton dokumentin që

Bashkë me guvernatorin Gent Sejko, nën hetim janë dhe këta vartës të tij: Drejtori i Mbikëqyrjes së Bankave e Agjencive Jo-Banka, Deniz Dërralla, ish-drejtues i agjencisë “Micro Credit Albania”, si dhe zyrtarët e Bankës së Shtetit, Eljora Basha, Mirjana Goxharaj e Enkeleda Kërxhalliu.

Guvernatori Gent Sejko mohoi hetimin nga SPAK; Pamfleti boton dokumentin që

Natasha Mehmetaj, zv/ Guvernatore e BSH /

Këta, të urdhëruar nga guvernatori Gent Sejko, por dhe kundrejt shpërblimit financiar nga firmat mashtruese, kanë hartuar e firmosur, raporte false në favor të agjencisë “Micro Credit Albania” e rrjetit bashkëpunues  fondi “Besa”, “Iute Credit”, “Final”, “Credo.al”, dhe  agjencisë “Lendal”  të gruas e kunatit të guvernatorit Gent Sejko.

Mashtrimin e guvernatorit, Gent Sejko, se nuk është nën hetim; përveç shkresës që ai i dërgoi SPAK-ut; e vërtetuan dhe  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Ministri i Financave, Ervin Mete; të cilët, thanë në Kuvend, se çështja e qëndrimit të drejtuesve të Bankës së Shtetit ndaj mikro-kredive, i ka kaluar për hetim SPAK-ut./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.