E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pse më parakalove”, zbulohet arsyeja e plagosjes në Berat
Lajme

“Pse më parakalove”, zbulohet arsyeja e plagosjes në Berat

Dinamika e ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Berat, ku një 37-vjeçar u plagos me armë zjarri në hyrje të qytetit, në zonën e quajtur “Dogana”.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, i plagosuri, Fabjel Toska (Xhindi), po udhëtonte me një mjet tip Seat së bashku me një shok në aksin Kombinat-Dimal, kur u përfshi në një konflikt me një automjet tjetër, një fuoristradë e zezë.

Të dy mjetet parakaluan disa herë njëra-tjetrën, deri sa Toska zbret nga mjeti dhe shkon drejt shoferit të fuoristradës për t’u sqaruar. Në atë moment, shoferi hap xhamin dhe qëllon me armë zjarri duke goditur Toskën në bark.

Shoku i tij, i cili ishte gjithashtu në Seat, ka dalë nga makina, por sapo pa që Toska po qëllohej, është larguar dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Burimet policore konfirmojnë se viktima dhe shoferi i automjetit tjetër nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre.

Fabjel Toska, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas në Spitalin e Traumës, duke marrë mjekimin e nevojshëm; ai ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, sigurimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.