Pse mu dhimbs sportisti Igli Tare dhe jo vetëm?
Tek shihja dhe lexoja sot nëpër media të ndryshme (pasi kam kohë që refuzoj të shoh dhe dëgjoj kllounin që fatkeqësisht është kryeministri i vendit tim) që në studion e gazetarit Bruno Vespa, ishte i pranishëm dhe sportisti Igli Tare, ndjeva një shije tĕ keqe dhe lot.
Jo lot gëzimi si shumë e shumë herë, kur kemi festuar dhe gëzuar lojën dhe fitoret fantastike te këtij lojtari të madh.
Lot hidhërimi tè skajshëm për menyrën se si përdorën sportistë dhe artistë të mëdhenj nga pushteti i korruptuar dhe pervers.
Ndjehesh keq tek sheh dikë në studio apo në skenë dhe më keq akoma, me lopatë në dorë para kamerave, duke shkelur dhe bërë pis emrin e tyre, për të cilën kanè punuar aq shumë, dhe na kanë bërè aq shumë krenarë sa e sa herë.
Se një sportist e artist i madh, që ka arritur majat në fushè, skenè dhe jo vetëm, nuk mund tè përdoret kaq brutalisht nga një i pashkollë qe megjithë pushtetin që ka, çdo gjè në jetë i ka arritur nga babai, ish gratë, gratë ministre apo gruaja legale, dhe që e vetmja gjè që ka bërë nè fushë ka mbajtur topat dhe në art, suksesin e ka nisur në moshë tè madhe, kur u bë Kryeministër.
Tek shikoja dhe prenoncimet totalisht të pavënd të këtij sportisti elitar, në mëndje mè vinin pyetje nga më tè ndryshme te cilat nuk nguroja t’ja bëja vetes:
– Mbase Igli Tare dhe tè tjerë nuk e dinë se Shqipèria pas Qershorit te 2013 u bë hambar hasgashi;
– Mbase Igli Tare dhe të tjerë nuk e dinë se 95% e pasurisë së Shqipërisë janë e pronè e 5% oligarkëve që janë miqtè e KM;
– Mbase Igli Tare dhe të tjerë nuk e qe u premtua shëndetësia falas dhe sot ne paguajmë 10 fish konçensionet e Vilma Nushit;
– Mbase Igli Tare dhe të tjerë nuk e dinë se parlamenti më i analfabet në histori, bënë një ligj special antikushtetues dhe korruptues për prishhen e Teatrit Kombëtar;
– Mbase Igli Tare dhe të tjerë nuk e dinë që u fallsifikua firma e Sekretarit të Shtetit Amerikan për të vjedhur 40 milion Euro për 2 km rrugë;
– Mbase Igli Tare dhe të tjerè nuk e dinë se 80 % nga rradhët e “Policisë që duam” ka plotësuar formularët për emigrim në SHBA;
– Mbase Igli Tare dhe të tjerë nuk e dinë se për 6 vjet janë larguar 600 mijë shqiptarë;
Dhe ………….. a e dini sa mbase më vijnë në mëndje për dritat, ujin, taksat, tatimet, pronat etj. etj. etj.
Janë aq shumë vjedhje dhe abuzime sa po ti shkruaj tè gjitha do të më prishet memoria e celularit.
Dhe në fund.
Në fund një këshillè të pakërkuar:
Na lejoni T’ju kujtojmë pèr lojën dhe artin e mrekullueshëm që na keni dhuruar nè vite dhe lëreni kètë punë ta bëjnë Balla dhe Spiropali se paguhen pèr të vjedhur dhe ngrënë atë që s’thuhet nga mëngjesi jë darkë.
Mos lejoni T’ju dhunojë emrin Ai që ju sheh si artikuj NJË PËRDORIMËSH dhe nuk e kam fjalën për letrën e plasmasin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



